Top Channel/ “Mund të mos ia dal kësaj here”! Orët e fundit të jetës së Papa Françeskut
21/04/2025 19:01

Papa ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare – një ditë pasi bëri një paraqitje shumë të pritur në Sheshin e Shën Pjetrit në të Dielën e Pashkëve. Françesku nuk e kremtoi Meshën e Pashkëve në shesh, duke ia deleguar atë Kardinalit Angelo Comastri, ish-kryepriftit të Bazilikës së Shën Pjetrit. Por pasi përfundoi Mesha, Françesku u shfaq në ballkonin e lozhës mbi hyrjen e bazilikës për më shumë se 20 minuta dhe dha bekimin apostolik në latinisht. Turma e njerëzve, që sipas Vatikanit ishte më shumë se 35,000 vetë, shpërtheu në duartrokitje teksa një bandë ushtarake filloi të luante himnin e Selisë së Shenjtë. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance gjithashtu u takua shkurtimisht me Papa Françeskun të dielën për të shkëmbyer urime për Pashkë. Françesku e priti Vance në një nga sallat e pritjes së hotelit të Vatikanit, ku jeton. Ai i dhuroi zëvendëspresidentit katolik tre vezë të mëdha çokollate për tre fëmijët e tij të vegjël që nuk ishin të pranishëm, si dhe një kravatë të Vatikanit. “E di që nuk je ndjerë mirë kohët e fundit, por është mirë të të shoh në gjendje më të mirë shëndetësore,” i tha Vance Papës. “Faleminderit që më pritët.” Eskorta e Vance hyri në Vatikan nga një portë anësore ndërkohë që po kremtohej Masha e Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit. Zyra e Vance tha se zëvendëspresidenti shprehu mirënjohjen e tij ndaj Papa Françeskut për ftesën që i bëri për t’u takuar në të Dielën e Pashkëve dhe për mikpritjen që Vatikani i ka ofruar familjes së tij. “Lutem për ju çdo ditë. ,” i tha Vance Papës teksa po largohej. “Zoti ju bekoftë.” Në total, eskortës së Vance iu deshën 17 minuta për qëndrimin në territorin e Vatikanit. Vdekja tragjike e Papa Françeskut ka zhytur në zi 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën. Françesku kishte qenë pranë vdekjes dy herë më herët këtë vit, ndërsa vuante nga pneumonia. Ai qëndroi 38 ditë në spital përpara se të dilte më 23 mars. Gjendja e tij dukej se u përkeqësua ndërsa mjekët u detyruan të ndryshonin trajtimin për infeksionin e rrugëve të frymëmarrjes për shkak të një “situate klinike komplekse.” Dhe atëherë u konfirmua se ai vuante nga pneumoni e dyfishtë pasi kishte bërë një rreze X. 88-vjeçari iu nënshtrua transfuzioneve të gjakut dhe u përshkrua si në gjendje “kritike”. Vatikani tha në atë kohë se “prognoza është e rezervuar”. Dy persona të afërt me Papën thanë se Françesku u kishte thënë atyre se “mund të mos ia dal kësaj here”, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rëndë të mushkërive, sipas një raporti nga Politico. Françesku, i cili e drejtonte Kishën Katolike që nga viti 2013, kishte një histori të problemeve me mushkëritë, pasi iu desh të hiqte një pjesë të një mushkërie për shkak të pleurisit kur ishte i ri. Ai është shtruar në spital tre herë që kur u bë Papë në vitin 2013. Në vitin 2023, kaloi tre ditë në spitalin Gemelli, i cili ka një repart të veçantë për trajtimin e papëve, për një rast akut të pneumonisë. Papa u dërgua me urgjencë në spital më 29 mars 2023, pasi ndjeu një dhimbje të fortë në kraharor dhe pati vështirësi në frymëmarrje. Ai gjithashtu qëndroi në spital për nëntë ditë, vetëm pak muaj më vonë, për një ndërhyrje në bark. Gjatë asaj operacioni, mjekët hoqën indet e mbetura nga ndërhyrjet e mëparshme dhe riparuan një hernie abdominale. Papa gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në vitin 2021 ku iu hoq një pjesë e zorrës së trashë dhe qëndroi për 10 ditë në spital. Papa Françesku bëri histori kur u bë udhëheqësi i parë i Kishës Katolike nga Amerika. Ai lindi në Buenos Aires, Argjentinë, më 17 dhjetor 1936, nga prindër imigrantë italianë. Argjentinasi kishte punuar si rojtar nate (bodyguard/bouncer) përpara se të përkushtohej ndaj priftërisë, pasi ishte shëruar nga pneumonia në vitin 1958. Françesku u bë prift më 13 dhjetor 1969 dhe u trajnua për një vit në Spanjë përpara se të kthehej në Argjentinë. Françesku mori detyrën e Papës në vitin 2014 dhe u pa si një modernizues i guximshëm, reformator dhe progresist. Ai kishte mbështetur dekriminalizimin e homoseksualitetit, kishte paralajmëruar për rreziqet ndaj demokracisë dhe kishte përkrahur kauzën e refugjatëve. Kur u bë Papë, ai refuzoi apartamentin madhështor papnor dhe zgjodhi të jetojë në një rezidencë modeste me dy dhoma. Pas vdekjes së Papa Françeskut në mëngjesin e së Hënës së Pashkës, vëmendja tani është përqendruar te pyetja se kush do ta pasojë atë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55