Për pasojë është bllokuar njëra prej tre korsive në këtë aks rrugor. Bëhet e ditur se rrëshqitja për shkak të motit të keq që ka përfshirë juglindjes po vijon edhe në këto momente ndërsa autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren për të pastruar rrugën. Aktualisht nuk ka bllokim të aksit por rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve. Kujtojmë se rruga Qukës-Qafë Plloçë u inaugurua vetëm disa javë më parë.