Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe erës së fortë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi nuk ka mundur të ankorojë në kalatat e portit të Vlorës, pasi ekziston rreziku i përplasjes me kalatën. Aktualisht, rreth 800 pasagjerë dhe 150 automjete kanë prenotuar për të udhëtuar ditën e sotme, por nisja është pezulluar për arsye sigurie.