Top Channel/Moti i keq në vend, për të katërtën ditë radhazi niveli i Vjosës mbetet në kuota rreziku
22/11/2025 09:28
Prej katër ditësh, niveli i lumit Vjosa vazhdon të shfaqë luhatje mes kuotave 7.8 dhe 8.3 metra, pa rënë ende poshtë zonës së rrezikut.
Për dy ditë me radhë, prurjet kanë mbetur në të njëjtat intervale, duke shënuar ulje-ngritje të vazhdueshme.