Moti i keq ka përfshirë vendin, por situata më alarmuese është në Sarandë. Deti Jon, i njohur për ngjyrën e tij të kaltër të kristaltë, ka marrë një ngjyrë shumë të turbullt, duke krijuar shqetësim tek banorët. Shkak për këtë dukuri janë reshjet e mëdha dhe stuhitë e ditëve të fundit, që kanë sjellë dhe depozitime të ndryshme në ujë, duke ndryshuar dukshëm pamjen e bregdetit.