Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtimin e këmbës së një ure në Glinë të Dropullit, duke bllokuar qarkullimin. Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e banorëve. Një nga këmbët mbajtëse të urës është dëmtuar, duke e bërë kalimin të pasigurt për qarkullim. Në pamjet e siguruara nga TCH, shihet se këmba e urës është dëmtuar, ndërsa niveli i ujit mbetet i lartë.