Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ai ka marrë nëpërmjet mashtrimit shumën prej 12 mijë euro nga një person me pretendimin se do t’i blinte një automjet. Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar Krenar Begaj, 50 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”