Top Channel/ “Morëm suitë në Dajt me Laert Haxhiun”, dëshmon për herë të parë në GJKKO Artan Tafani
04/06/2025 22:59

Ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Ai pranoi të bashkëpunojë me SPAK, duke rrëfyer 17 episode kriminale. Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit. Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023, pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit. Tafani para GJKKO i përgjigjet pyetjeve të prokurorit të çështjes, Behar Dibra, ku ka rrëfyer sesi u njoh me Haxhiun dhe sesi planifikonin ngjarjet kriminale. “Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë, atje kisha probleme, pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje, kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnje. Kam qenë dhe përdorues droge. Në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunare dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojra, lyerje. Në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia, punova me xhaxhain punë ndërtimi dhe lyerje. Lashë edhe drogën, por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015, vodha një pikë këmbimi valutor, aty më dërgonin lek njerëzit e afërm nga Greqia. Pas disa muajsh më arrestuan dhe u dënova 6 vite burg. Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja. Erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenjur aty. Pasi dola nga burgu e kam takuar te një karburant i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu më çoi llaf Klajd Taullahu që do takoj Lulzimin, donte të bënim ndonjë punë me mall. Pastaj u takuam tek një lokalme Laert Haxhiun. Ishte hera e parë që e takoja. Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë. Unë vetë kam dhe emrin tjetër, Marius. Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV, nëpër lajme. U nisëm për në Dajt, u ulem tek një restorant. Laerti më mori jashtë, tha: “Hajde flasim pak jashtë.” Atë natë ndenjëm atje në Dajt, morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt, se thashë pse më morën mua këta, kur pashë Laert Haxhiun. Më tha: “Do bëjmë ndonjë punë, do të ndihmoj unë me ndonjë mall.” Por punë kështu transporti, punë të jashtëligjshme. Ai mesa duket e dinte që isha keq me lekët. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnje. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, 500 të tjera mi dhanë pas nja 2-3 ditësh.

Top News- Ushtria del në rrugët e Milanos/ Qeveria italiane ashpërson masat ndaj protestës
19/10 22:36
Top News- Qeveria shpërblen policët e protestës/ Akordohen 740 milionë lekë për 2750 efektivë
19/10 22:15
Top News- Dita e shtatë, policia ‘merr’ Tiranën, protesta shpërndahet me forcë dy herë brenda ditës
19/10 21:22
Top Channel/ “Mos të shkojmë te vrasja”, përshkallëzon protesta, tubuesit: Dorëheqje
19/10 21:20
Top Channel/ “Mos më prek”, tensione në protestë, protestuesit dhe policia ballë për ballë
19/10 21:19
Top Channel/ Tensione në protestë, policia afrohet pranë tubuesve për shoqërime
19/10 21:17
Top Channel/ “Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”,momenti kur efektivi kërcënon gazetaren e Top Channel
19/10 21:16
Top Channel/ Tensione në protestë, disa të rinj hedhin gurë drejt efektivëve të policisë
19/10 21:12
Top News- Listë e zezë për agresorët/ Nis hartimi i paketës, nuk do lejohet hyrja në BE
19/10 21:04
Top Channel/ “Mos i luani çunat”, protestuesja përplaset me policinë: Kush je ti, more?
19/10 20:48
Top Channel/ Tensione në protestë, policia ndjek tubuesit deri në oborrin e kishës
19/10 20:47
Top Channel/ Makina policie në mes të sheshit Skënderbej, blutë nisin shoqërimet
19/10 20:44
Top News – Protestuesit zhvendosen, policia i ndjek hap pas hapi, hedh ujë dhe gaz lotsjellës
19/10 20:38
Top Channel/ Nisin tensionet në Tiranë, flakë e gaz lotsjellës në rrugët e kryeqytetit
19/10 20:27
Top Channel/Përshkallëzimi në ditën e shtatë, policia shton forcat, disa të shoqëruar
19/10 20:20
Top Channel/ Makinat e policisë futen në sheshin Skënderbej, qytetari: Nuk mbahet pushteti
19/10 20:15
Top Channel/ Pedagogët apel Ramës për zgjidhje! Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 19:53
Top Channel/ Dy vëllezër vriten për një mur në Bathore, plagoset rëndë nga fqinj edhe vëllai i tretë
19/10 19:49
Top Channel/ Gjithçka e shkatërruar! Çfarë mbeti nga Gjykata e Apelit pas sulmit, disa të arrestuar
19/10 19:47
Top Channel/ “Pse na sulmoni?”, protestuesit thirrje bluve: Ne po rrimë, s’po bëjmë gjë
19/10 19:44