Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nisje të vizitës së tij dy ditore në Paris, takoi homologen e tij, kryetaren e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo. Veliaj vlerësoi punën e bërë nga kryetarja e Bashkisë Hidalgo për mbarëvajtjen e Lojrave Olimpike, të cilat këtë vit do të zhvillohen në Paris. Përgjatë takimit Velaij pati mundësinë të ndajë dhe lajmin e mirë për restaurimin e sheshit Skënderbej në kryeqytetin francez.