Ky është momenti kur i dënuari përjetë i drejtësisë shqiptare Laert Haxhiu mbërrin në Kakavijë nga forca të shumta policie greke, për t’iu dorëzuar forcave RENEA. Ai u ekstradua sot në Shqipëri, pas rreth një viti nga arrestimi i tij në Janinë. 32-vjeçari bëri disa tentativa ligjore për t’i shpëtuar ekstradimit, por nuk ia doli.