Pjesë të Norvegjisë po përballen me përmbytje të përshkruara si apokaliptike në mediat e huaja. Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur uji rrëmben një shtëpi dhe e përplas me një urë në lumin Hemsilar. Njerëzit nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër vecse të shohin të pafuqishëm sesi ujrat e pandalshëm merrnin me vete edhe makina në qytetin e Hemsedalin, duke gllabëruar cdo gjë në rrugën e tyre.