Ky vit e ka gjetur Tiranën si kryeqytetin mesdhetar të kulturës dhe dialogut, gjatë të cilit janë planifikuar aktivitete të shumta edhe përsa i përket trashëgimisë kulturore. 2025-a gjithashtu i gjen dy institucione të rëndësishme kulturore shqiptare, Muzeun Historik Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare të Arteve, në proces rikonstruksioni, për tu shndërruar në objekte moderne.