Krahas një marketing të mirë, rrjetet sociale po promovjnë gjithnë e më shumë dhe modelet e gabuara, që po përqafohen me shpejtësi nga të rinjtë shqiptar dhe pasojat janë të dukshme: sjellje agresive ndaj bashkëmoshatarëve, që fatkeqësisht kanë arritur edhe në vrasje. Psikologia Arjana Muca ngre shqëtësimin se kanë humbur modelet e duhura që i nevojiten shoqërisë sot.