Parlamenti miratoi ndryshimet në pesë ligje që ashpërsojnë gjobat për ndotjen e mjedisit duke i kthyer ato në titull ekzekutiv. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi ndryshimet në pesë ligje në fushën e mjedisit, biodiversitetit, menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe cilësisë së ajrit.