Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për deklaratën e zëvendës kryeministrit serb, Aleksander Vulin, se “Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe”. I pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, në një bisedë me gazetarët pas Samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE, Rama u përgjigj shkurt. “Shihni fytyrën e Vulin dhe s’ka nevojë për koment’, tha ai.