Në fshatin Bicaj të Kukësit, familja Halilaj i dha sot lamtumirën e fundit djalit të tyre, 29-vjeçarit Bekim Halilaj. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra qytetarë, të afërm dhe bashkëmoshatarë të prekur thellë nga lajmi tragjik që mbërriti ditë më parë nga Belgjika.