Top Channel/ Misteret e kapjes se Maduros, pse operacioni ishte perfekt
09/01/2026 23:04

Një javë pas operacionit amerikan që çoi në kapjen e presidentit venezuelian, Nikolas Maduro, disa detaje rreth inteligjencës dhe planifikimit po dalin në dritë, por shumë mistere mbeten të pazgjidhura. Operacioni, që kërkoi muaj të tërë përgatitje, përfshiu një ekip të fshehtë të CIA-s që vepronte pa mbulesë diplomatike në Venezuelë, sepse SHBA nuk kishte më ambasada aty dhe ekipi veproi një “zonë të ndaluar” për inteligjencën amerikane. Detyra e tyre ishte të identifikonin objektiva dhe të rekrutonin bashkëpunëtorë brenda rrethit të ngushtë të Maduros. Një burim qeveritar i afërt me presidentin siguronte informacione vendimtare për lëvizjet e tij, por identiteti i tij mbetet sekret. Informacioni i mbledhur nga terreni u kombinua me hartëzime, imazhe satelitore dhe teknologji të avancuar. Sipas David Fitzgerald (Dejvid Fixherald), ish-shef i operacioneve të CIA-s për Amerikën Latine, “Gjithçka funksionoi si orë zvicerane. Nuk janë taktikat ushtarake ato që drejtojnë operacionin, por inteligjenca.” Rreth 150 mjete ajrore u përfshinë në mision, duke përfshirë helikopterë që fluturuan shumë ulët dhe dronë “stealth”. Një nga misteret kryesore mbetet mënyra se si SHBA-ja arriti të fikë energjinë elektrike në Karakas, ndërsa Komanda Kibernetike dhe Hapësinore amerikane mundën të krijonin një “korridor” satelitor për hyrjen e forcave speciale. Në kompleksin “Fuerte Tiuna”, Maduro u kap teksa përpiqej të mbyllej në një dhomë blinduese. Forcat amerikane kishin mjete shpërthyese dhe pishtarë, por kapja e tij tregoi njohuri të detajuara të strukturës së kompleksit. Dështimi i mbrojtjes ajrore kineze dhe ruse, si dhe dobësia e rezistencës së trupave kubane, ngritën dyshime se disa elementë të regjimit mund ta kenë lehtësuar operacionin. Maduro ishte i fiksuar që të mbrohej gjithmonë nga roje kubane, sepse sipas tij ata kishin qenë një garanci për ish-diktatorin Fidel Kastro për dekada, por me sa duket kjo nuk i shërbeu për asgjë. Para misionit, CIA kishte vlerësuar pasojat e mundshme të largimit të Maduros, duke konkluduar se bashkëpunimi me pjesë të regjimit ekzistues ofronte stabilitet më të madh sesa vendosja e opozitës në mërgim të drejtuar nga Machado. Supozohet edhe se kontaktet e fshehta me zëv.presidenten Delcy Rodriguez mund të kenë qenë kyçe për planifikimin dhe suksesin e operacionit.

Top News -‘Lirohet’ 5-vjeçari i arrestuar nga ICE / Gjykata vs Trump: Shkel Deklaratën e Pavarësisë
01/02 13:36
Top News – NATO nuk mund ta zbrapsë Rusinë / Aleanca është goditur nga grindjet transatlantike
01/02 13:11
Top News- Katastrofë! Treni përplaset me kamionin / Stuhia e borës ndërshkon SHBA, -33 gradë celcius
01/02 12:51
Top News – SHBA, marrëveshje për Kubën / Trump optimist: Besoj se mund ta arrijmë
01/02 12:45
Top News – Një milion satelitë në orbitë / Elon Musk aplikon: Do furnizojnë me energji IA
01/02 12:37
Top News – Irani ‘e ka gishtin në këmbëz’ / Ndërsa Trump dërgon flotën e fuqishme në rajon
01/02 12:27
Top News – Ushtritë evropiane, ‘grupe terroriste’ / Irani hakmerret me BE-në për Rojat Revolucionare
01/02 12:26
Top Channel/ Dosja ‘Epstein’ trondit Anglinë/ Fotografitë e Princit Andrew, Starmer: Të dëshmojë…
01/02 11:36
Top Channel/ Takim i ri në Florida SHBA-Rusi, Witkoff: Bisedime produktive për paqen
01/02 01:31
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Anglinë! Fotot e rënda të Princit Andrew
01/02 01:31
Top Channel/ Skandali Epstein “djeg” Lajçak, dorëhiqet pas i dolën bisedat me pedofilin
31/01 23:06
Top News – Shpërthime vdekjeprurëse në Iran/ 5 viktima dhe të plagosur, Izraeli mohon përfshirjen
31/01 17:50
Top Channel/ Sauditët “dritë jeshile” Trump-it: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit!
31/01 14:55
Top Channel/ Papa Leoni citon Nënë Terezën: Aborti, shkatërrimi më i madh i paqes!
31/01 14:38
Top Channel/ Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare: Ende pritje për Listën Serbe!
31/01 14:36
Top News – Trump zgjedh Kevin Warsh/ Reformatori që kërkon të ‘trondisë’ dollarin
31/01 13:28
Top News- I dënuar në SHBA si mbështetës i ISIS. Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurisë
31/01 12:40
Top News – Miliarderët mohojnë ‘Epstein’ /I pari kërkoi të shkojë në ishull, i dyti mori STT
31/01 12:16
Top Channel/ SHBA, shpërthejnë protestat kundër ICE! Trump nis mijëra policë!
31/01 12:08
Top Channel/Gjermani, arrihet kompromis për azilin: Shtohen kthimet, por edhe punësim pas 3 muajsh!
31/01 11:50
DIGITALB DIGITALB