Top Channel/Mister fati i luftëtarëve të zhdukur në Azovstal,britanikët: Rusia, humbje shkatërruese!
30/05/2022 14:23

Dy javë më parë, qindra luftëtarë ukrainas i dhanë fund përpjekjeve të tyre për mbrojtjen e fabrikës së çelikut Azovstal. Por disa prej drejtuesve të marinsave ukrainas që i rezistuan për një kohë të gjatë pushtuesve, nuk janë në mesin e roberve të Azovstalit. Të afërmit thonë se nuk dijnë asgjë për ta. “Nuk kam qënë në kontakt me tim shoq e nuk kam pasur më asnjë informacion prej tij”, thotë Anna Ivleva, gruaja e Anton, një marins i cili u plagos rëndë gjatë rrethimit në fabrikën në Mariupol. “Hera e fundit që folëm ishte më 13 prill. Dhe pastaj vëllezërit e tij më dërgonin mesazhe se ai ishte ende gjallë”, shtoi ajo e cituar nga CNN. Ivleva uron me shpirt që ai të jetë ende në jetë, edhe nëse është në robëri. “Ne të gjithë – familjet, gratë dhe nënat e marinsave, po qëndrojmë afër njëri-tjetrit, ne jemi gjithmonë në kontakt me njëri-tjetrin 24 orë të ditës”, ka rrëfyer gruaja. Ndërkohë, ministria britanike e mbrojtjes, duke u mbështetur në të dhënat e fundit të shërbimeve të inteligjencës, pohon se “Rusia ka pësuar humbje shkatërruese në mesin e oficerëve të saj të rangut të mesëm dhe të rinj”. “Humbja e një pjese të madhe të gjeneratës së re të oficerëve profesionistë ka të ngjarë të përkeqësojë problemet e saj të vazhdueshme në modernizimin e qasjes së saj ndaj komandës dhe kontrollit”, theksohet në deklaratën e saj. Mungesa e komandantëve me përvojë pritet të ndikojë në performancën e mëtejshme të ushtrisë ruse, të pllakosur nga një rënie e mëtejshme e moralit dhe disiplina e dobët.

Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03