Darka e iftarit për besimtarët myslimanë e shtruar mbrëmë nga Ambasada e Turqisë në Tiranë, bëri bashkë personalitete të politikës, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi harmoninë mes besimeve në Shqipëri, dhe theksoi se mesazhi më i madh i profetit Muhamed ishte bashkimi, dhe jo përçarja.