Shtatë shtetas të Kosovës janë në pritje për tu larguar nga Izraeli, ku po zhvillohen luftime që nga dita e shtunë pas një sulmi nga grupi i Hamasit. Ministria e Punëve të Jashtme tregon se tetë të tjerë janë larguar tashmë. Tetë shtetas të Kosovës janë larguar nga territori i Izraelit njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.