Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba njoftoi se në Berlin, u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken e theksoi se “më shumë armë dhe ndihma janë nisur drejt Ukrainës”. Kuleba duhet të informonte shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s gjatë takimit në kryeqytetin gjerman lidhur me situatën në vendin e tij dhe se si aleanca ushtarake mund ta ndihmojë më tej Ukrainën që i ka bërë një rezistencë shumë më të ashpër nga sa pritej pushtuesve rusë.