Çdo instruktor ushtarak francez në Ukrainë do të ishte një “objektiv legjitim” për forcat e armatosura ruse, tha të martën ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një turneu në Afrikë. Lavrov i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Republikës së Kongos, Jean Claude Gakosso.