Shqipëria dhe Izraeli, kanë thelluar bashkëpunimin me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja në fusha me rëndësi. Në një kohë kur konflikti disa-mujor amerikano-izraelit me Iranin ka krijuar krizën më të rëndë energjetike të dekadave të fundit me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, ku kalon pjesa më e madhe e naftës, Izraeli dhe Shqipëria firmosin marrëveshje në fushën e energjisë, si dhe në ekonomi, tregti, teknologji e shëndetësi. Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, shefi i diplomacisë izraelite, Gideon Sa’ar, është takuar me kryeministrin Edi Rama, të cilin e vlerëson për qeverisjen 13-vjeçare dhe rolin e tij në arenën ndërkombëtare.