Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit te Pronave Jonida Baci është shkarkuar pa bujë pak ditë më parë. Megjithatë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka vendosur të mos e kalojë në heshtje, por të hapë perden dhe të flasë për dyshimet e korrupsionit në këtë institucion.