Top Channel/ Ministri grek takim me Fredi Belerin në burg, mbërrin në IEVP e Durrësit
21/11/2023 17:36

Ministri grek Stavros Papastavru mbërriti pasditen e sotme në IEVP Durrës ku po vijon takimin me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Ministri në një prononcim për mediat deklaroi se vendimi i sovranit nuk po zbatohet akoma dhe se do të vijojnë të mbështesin Fredi Belerin. “Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur. Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës evropiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës evropiane që të kthehet normaliteti në Bashkinë e Himarës”, u shpreh Papastavru. Ky takim po zhvillohet një ditë para seancës gjyqësore të Belerit, i cili është në pritje të gjykimit. Athina zyrtare vijon ta mbështesë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës që nga momenti i arrestimit. Papastavru është ministri i dytë grek, pas ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit në shtator, që takon kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës në burgun e Durrësit. Fredi Beleri nuk është lejuar ende të bëjë betimin si kryebashkiak, ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas organit të akuzës, ka prova që tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave.

Top News – Ultranacionalistët serbë krah Iranit. Thirrje për të sulmuar bazën amerikane në Kosovë
15/03 23:00
Top Channel/ Mojtaba Khamene u operua në Rusi, u ndihmua nga Putin
15/03 23:00
Top Channel/ ‘Pajtohen’ Starmer me Trump, flasin në telefon për hapjen e Hormuzit
15/03 22:56
Top News – Admirali që po ‘vizaton’ planet e luftës / Kush është Brad Cooper, komandanti i Centcom
15/03 22:15
Top News – Irani nuk do marrëveshje. Ministri i Jashtëm – Nuk ulemi në bisedime me SHBA-në
15/03 22:09
Top News – ‘Do ta ndjekim dhe do ta vrasim’ / Irani kërkon kokën e Netanyahut, lufta përhapet
15/03 21:30
Top News – Është gjallë dhe në komandë! / Irani kundërshton Trumpin: Khamenei i ri nuk ka vdekur
15/03 21:20
Top News – Netanyahu përgënjeshtron Iranin. Tallet me pretendimet se u vra nga sulmet iraniane
15/03 21:05
Top Channel/ “Fëmijët e Xhihadit”! Sonte në orën 20:15 në “Exclusive”, historitë e shqiptarëve
15/03 20:57
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ “Qyteti” nën tokë i Durrësit, infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë
15/03 20:54
Top Channel/ Fatura për turqit në spitalin e Fierit, hapet tenderi për personelin që do akomodohet
15/03 20:49
Top Channel/ Kush u pagua më shumë në Shqipëri? Të dhënat e INSTAT, ekspertët: Rritja e rrogave në…
15/03 20:01
Top Channel/ Pasojat e luftës në Shqipëri, ekspertja që na përfaqësoi në Kongresin e SHBA: Lufta…
15/03 19:47
Top Channel/ Hormuzi bashkon botën kundër Iranit! Britania, Japonia, Kina… pro thirrjes së Trump
15/03 19:45
Top Channel/ Sulmohet baza italiane në Kuvajt, përshkallëzohet tensioni, Irani i përgjigjet Trump
15/03 19:43
Top Channel/ Nadire Meçorapaj zgjidhet kryetare e degës së Partisë Demokratike në Vlorë
15/03 19:41
Top Channel/ Vjedhje në shkollën “Besëlidhja” në Lezhë, merren disa dokumente dhe pajisja e kamerave
15/03 19:40
Top News – Martohet Princ Leka, kurorëzon dashurinë me Blerta Celibashin
15/03 18:47
Top News – Ligji për gjuhën shqipe në RMV. Pendarovski- Problem i madh nëse shfuqizohet
15/03 18:30
DIGITALB DIGITALB