Më shumë se tre orë zgjati takimi virtual i presidentit amerikan Joe Biden me homologun e tij kinez, Xi Jingping, ku të dyja palët dëshmuan synimet e tyre për të stabilizuar marrëdhëniet SHBA-Kinë e për të shmangur rrezikun e një lufte. “Më duket se është përgjegjësia jonë, si udhëheqës të dy vendeve të mëdha të sigurohemi që konkurenca mes tyre të mos përfundojë në konflikt”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë. Biden e bëri të qartë që në fillim se priste transparencë nga pala tjetër.