Top Channel/ Mijëra sirianë kthehen në shtëpi pas fundit të regjimit të Assad
11/12/2024 21:02

Mijëra sirianë të zhvendosur, që u strehuan në Liban dhe Turqi, vazhdojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në Siri. Qindra automjete, shumë prej tyre të ngarkuara me sende personale, formonin sot radhë të gjata nëpër kalimet kufitare ndërmjet Libanit dhe Sirisë. Disa prej të zhvendosurve e kaluan kufirin në këmbë. Skena të ngjashme të refugjatëve sirianë duke u kthyer në shtëpitë e tyre vetëm disa ditë pas rënies së Bashar al Assadit u panë edhe në Turqi, ku 3 milionë sirianë gjetën strehim në dekadën e fundit. Rënia e qeverisë autoritare të Sirisë dhe marrja e pushtetit nga kryengritësit para disa ditësh fundit u prit me festë, frikë dhe alarm nëpër botë. Bashar al Assadi braktisi Sirinë të dielën, duke i dhënë fund dramatik betejës së tij 14 vjeçare për të mbajtur pushtetin dhe për të vendosur kontrollin ndaj vendit të përçarë nga lufta civile, që ishte bërë fushëbetejë e grupeve të lidhura me fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare. Sirianët e zhvendosur gjatë kësaj dekade dhe banorët e Lindjes së Mesme po festojnë rrëzimin e Assadit dhe pushtetit të tij, që gjatë këtyre 14 viteve të luftës civile shkaktoi vdekjen e gjysmë milioni sirianëve dhe zhvendosjen e miliona të tjerëve. Por rënia e tij po përcillet edhe me shqetësime në një rajon që tashmë është i mbërthyer në trazira. Zyrtarët në Turqi dhe Liban thonë se nuk i dinë shifrat e sakta të refugjatëve sirianë që janë kthyer në Siri gjatë ditëve të fundit, por Turqia njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të hapë një kalim të tretë kufitar për të përballuar kthimin vullnetar të tyre.

Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32