Ndërsa delegatët e Partisë Demokrate mbërritën gjatë fundjavës në Çikago për kuvendin kombëtar të partisë, mijëra demonstrues u mblodhën në këtë qytet për të protestuar. Dhjetëra protestues thyen një gardh sigurie pranë vendit ku mbahej Kuvendi Kombëtar Demokrat në ditën e hapjes së tij të hënën, ndërsa mijëra vetë dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj luftës në Gazë.