Top Channel/ Mijëra njerëz bllokojnë autostradën në Serbi kundër planeve të minierës
04/12/2021 22:25

Pamje dramatike vinin sot nga Serbia teksa mijëra njerëz bllokuan me forcë autostradat duke protestuar kundër planeve të qeverisë për miniera litiumi në vend. Demonstruesit bllokuan rrugët kryesore në disa qytete të vendit kundër planeve të qeverisë Vuçiç për lejimin e gjigantit anglo-amerikan Rio Tinto për të nxjerrë litium. Në kryeqytetin Beograd protestuesit bllokuan autostradën kryesore dhe urën që lidh qytetin me periferinë. Ata brohorisnin slogane anti-qeveritare dhe mbanin pankarta kundër projektit të minierave. Protesta më të vogla u mbajtën në qytete të tjera serbe teksa në qytetin verior Novi Sad pati përleshje mes demonstruesve dhe forcave të rendit. "Ata lejojnë kompani të huaja të bëjnë çfarë të duan me vendin tonë”, tha për rrjetin AFP ekonomistja 56 vjeçare Vladislava Cvoric. Protesta e sotme vjen pas një demonstrimi ku njerëz të maskuar sulmuan protestuesit, duke nxitur akuza se qeveria po përdorte huliganë për të shtypur lëvizjen. Depozita të konsiderueshme litiumi janë gjendur në qytezën perëndimore serbe Loznica. Aty kompania e përfolur anglo-amerikane po blen tokë por ende pret miratimin zyrtar për nisjen e projektit. Kritikët akuzojnë president Aleksandar Vucic se po përgatit shpronësime të jashteligjshme të tokës, pa u merakosur për dëmet mjedisore.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05