Përmes ambasadorit Jeff Hovenier, Shtetet e Bashkuara e dënuan ashpër shpërthimin në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës. Në një deklaratë të publikuar nga kreu i misionit amerikan në Prishtinë, theksohet reagimi i fortë i Ëashingtoni ndaj sulmit të 29 nëntorit “në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës.