Më në fund SPAK e pranoi një kërkesë të ish presidentit Ilir Meta , që teksa është nën akuzë për tre vepra, kërkon të japë kontribut për hetimet e 21 janarit. Ndërsa ish presidenti u vetofrua në 25 nëntor si dëshmitar për prokurorin e cëshjes Alfred Shehu , përmes drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ish funksionarit I është dërguar shkresa konfirmuese në qeli. Në këtë document njoftohet që këtë të enjte në ora 10 policia e burgjeve urdhërohet të marrë masa e ta shoqërojë Metën për në zyrat e SPAK.