Duke nisur që nga muaji gusht në xhepat e rreth 30 mijë mësuesve do të ketë më shumë para me reformën e pagave. Në një intervistë për Top Channel, ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu shpjegon arritjen e pagës në 950 euro mesatarisht për punonjësit shkollorë si një objektiv të përmbushur për qeverinë, që ka prioritet mbështetjen e mësuesve.