Qindra besimtarë të krishtere kanë marrë pjesë në meshën e vigjiljes së Pashkëve që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. Mes lutjesh dhe falënderimesh, ata përkujtuan ringjalljen e Jezu Krishtit. Arqipeshkvi imzot Angelo Massafra, në mesazhin e tij, tha se ky moment duhet të shërbejë që zemrat tona të jenë njerëzore dhe jo të ngurta duke iu referuar situatës së luftës në Ukrainë dhe tensioneve në tokën e shenjtë.