“Tarifat e Trump mund të kenë pasoja serioze”! Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shpreh shqetësimin për vendimin e Presidentit amerikan për vendosjen e tarifës 30% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian, që hyn në fuqi nga 1 gushti. Në një intervistë për televizionin ARD, Merz tha se ka biseduar me presidentin Trump, e më pas edhe me Komisioneren Ursula von der Leyen dhe presidentin e Francës Macron për tarifat.