Top Channel/ Merz “i bën dalje” refugjatëve ukrainas? “Uleni fluksin e mbërritjeve”!
20/11/2025 11:15

Mbështetja për Kievin vazhdon, por në Gjermani ka një lodhje nga refugjatët ukrainas, e kjo u pa qartë tek thirrja e kancelarit Friedrich Merz që iu bashkua politikanëve të tjerë të CDU/CSU në kërkesen për reduktimin e fluksit të meshkujve të rinj ukrainas në Gjermani. Merz tha se në një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski disa ditë më parë, ka insistuar “ që të rinjtë nga Ukraina të mos vërshojnë më kaq shumë drejt Gjermanisë. “Ata duhet duhet t'i shërbejnë atdheut të tyre, ishte komenti i tij. Ukraina ka nevojë për ta. Kryeministri bavarez dhe kreu i CSU Markus Söder ishte politikani i parë i lartë që bëri një deklaratë të ngjashme. Në një intervistë me Bild, ai i bëri thirrje BE-së dhe qeverisë gjermane të ushtrojnë presion mbi Kievin në mënyrë që autoritetet atje "të kontrollojnë dhe të ulin ndjeshëm" fluksin e të rinjve. Në fund të gushtit, qeveria në Kiev lejoi edhe të rinjtë e moshës 18 deri në 22 vjeç të largoheshin nga vendi. Në Ukrainë, ata nuk rekrutohen në ushtri, por deri më tani nuk u është lejuar të largohen nga vendi. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, numri i mbërritjeve javore në këtë grupmoshë është rritur nga 19 në mesin e gushtit në 1.800 në fund të tetorit. Në total, më shumë se 1.2 milion refugjatë nga Ukraina jetojnë në Gjermani. Sipas ekssertëve, shqetësimi i kancelarit se të rinjtë, të cilët i nevojiten Ukrainës, po largohen nga vendi, është vetëm njëra anë e medaljes, ndërsa tjetra është se qeveria e Merzit po tenton kufizimin e fluksit të emigracionit, teksa ai vetë po synon të përmbushë premtimet e bëra gjatë fushatës.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB