Volodymyr Zelenskiy duket nuk po pret më ndihmë nga jashtë. Presidenti ukrainas njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Moskën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas të ngrihen e të mbrojnë shtetin kundër sulmit rus, duke thënë se do ofrohen armë për ato që do t`i bashkohen luftimeve. Ai u bëri thirrje nga ana tjetër rusëve, që sic tha, “ nuk e kanë humbur nderin” që të protestojnë kundër sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.