Top Channel/ “Merr Venezuelën, na lërë Ukrainë”, zbulohen prapaskenat që Moska i ofroi Trumpit në…
08/01/2026 21:21

Zyrtarë rusë sinjalizuan në vitin 2019 se Kremlini do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga mbështetja e tij për Nicolás Maduron në Venezuelë, në këmbim të një dore të lirë në Ukrainë, sipas Fiona Hill, këshilltare e presidentit Donald Trump në atë kohë. Rusët e hodhën vazhdimisht idenë e një “marrëveshjeje shumë të çuditshme shkëmbimi mes Venezuelës dhe Ukrainës”, tha Hill gjatë një seance dëgjimore në Kongres në vitin 2019. Komentet e saj dolën sërish në pah këtë javë dhe u shpërndanë në rrjetet sociale pas operacionit të fshehtë amerikan për kapjen e Maduro-s. Hill tha se Rusia e shtyu këtë ide përmes artikujve në mediat ruse që i referoheshin Doktrinës Monroe, një parim i shekullit XIX sipas të cilit SHBA kundërshtonte ndërhyrjen evropiane në Hemisferën Perëndimore dhe, në këmbim, pranonte të mos ndërhynte në çështjet evropiane. Kjo doktrinë u përmend nga Trump për të justifikuar ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë. Edhe pse zyrtarët rusë nuk bënë kurrë një ofertë formale, ambasadori i atëhershëm i Moskës në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, i la asaj shumë herë të kuptohej se Rusia ishte e gatshme t’i lejonte SHBA-së të vepronte si të donte në Venezuelë, nëse SHBA do të bënte të njëjtën gjë për Rusinë në Evropë, i tha Hill këtë jave agjencisë Associated Press. “Para kësaj kishte një ‘nënkuptim pas nënkuptimi, shtytje e lehtë, shkelje syri, po sikur të bënim një marrëveshje?’ Por askush (në SHBA) nuk ishte i interesuar atëherë,” tha Hill. Trump e dërgoi Hill-in, atëherë këshilltaren e tij të lartë për Rusinë dhe Evropën, në Moskë në prill 2019 për të përcjellë atë mesazh. Ajo tha se u kishte thënë zyrtarëve rusë se “Ukraina dhe Venezuela nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”. Në atë kohë, tha ajo, Shtëpia e Bardhë ishte në një linjë me aleatët duke njohur liderin e opozitës venezueliane Juan Guaidó si president të përkohshëm të vendit. Por, shtatë vjet më vonë, situata është ndryshe. Pas rrëzimit të Maduro-s, SHBA ka thënë se tani do ta “drejtojë” politikën ndaj Venezuelës. Trump ka rinovuar gjithashtu kërcënimin për të marrë nën kontroll Groenlandën, një territor vetëqeverisës i Danimarkës dhe pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s, dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake kundër Kolumbisë për shkak të trafikut të kokainës. Kremlini do të ishte “i entuziazmuar” nga ideja që vendet e mëdha, si Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të kenë sfera influence, sepse kjo provon se “forca bën ligjin”, tha Hill. Veprimet e Trumpit në Venezuelë e bëjnë më të vështirë për aleatët e Kievit të dënojnë planet e Rusisë për Ukrainën si “të paligjshme”, sepse “sapo kemi pasur një situatë ku SHBA ka marrë kontrollin, ose të paktën i ka prerë kokën qeverisë së një vendi tjetër, duke përdorur trillim,” i tha Hill AP-së. Administrata Trump e ka përshkruar operacionin në Venezuelë si një veprim të zbatimit të ligjit dhe ka këmbëngulur se kapja e Maduro-s ishte e ligjshme. Ministria e Jashtme ruse nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment lidhur me rrëfimin e Hill-it. Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka komentuar për operacionin ushtarak për rrëzimin e Maduro-s, por Ministria e Jashtme lëshoi deklarata duke dënuar “agresionin” amerikan.

Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09
Top News – Huthët sulmojnë Riadin. Goditet rrokaqielli, alarm në Arabinë Saudite
19/11 21:00
Top News- Bosnja i ndalon hyrjen Radoiçiç/ Konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare
19/11 19:00
Top Channel/ Van Gogh, rekord 190 milionë dollarë, marrëveshje me trashëgimtarët hebrenj
19/11 15:38
Top Channel/ Takimi me Xi dhe Putin, Trump: Po shkruajmë historinë, bashkë për paqen!
19/11 15:16
Top Channel/ Trump, Xi e Putin me deklaratë paqeje: “Luftën bërthamore nuk e fiton askush”!
19/11 15:00
Top News – Gjenocid kundër myslimanëve Rohinga / Gjykata më e lartë e OKB-së dënon Mianmarin
19/11 14:56
Top News – Luftë me Iranin pas 1 janarit… / Trump: Do të shohim çfarë do të ndodhë
19/11 14:55
Top News – OKB, së shpejti pa udhëheqës / Gara për të gjetur pasuesin e Guterres ngec në vend
19/11 14:39
Top News – Bombardues dhe valixhe bërthamore / Tre liderët ‘shkruajnë historinë’ në siguri maksimale
19/11 14:38