Mbyllja e kufijve nga koronavirusi, për kancelarën gjermane Angela Merkel, është dicka që duhet t`i përkasë të shkuarës. Merkel i refuzoi kategorikisht rregullat strikte kufitare me vendet fqinje europiane si me Francën gjatë ashpërsimit të krizës së koronavirusit duke thënë se mbyllja e kufijve në valën e parë të pandemisë së koronavirusit ishte "diçka shumë e ashpër. "Në situatën e krijuar atëherë me sa duket ishte e pashmangshme mbyllja e kufijve. Por unë e pranoj, që një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet. Kjo kërkon nga ana tjetër edhe një koordinimin të fortë. Unë besoj, që ne kemi nxjerrë mësime tashmë", tha Merkel.