Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel u largua me kokën lart, e përshëndetur përmes një ceremoni të madhe ushtarake. Pas katër legjislaturash, kancelarja e parë e Gjermanisë që nuk doli e humbur nga zgjedhjet, vendosi të tërhiqej vetë. Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë kaloi nëpër plot momente të vështuira, ndaj dhe e quajtën "kancelarja e krizave".