Një rast i ri meningiti akut është konfirmuar në Durrës. Gjatë fundjavës një 14-vjeçar, nxënës i klasës së tetë të shkollës 9-vjeçare Kushtrimi i lirisë që e zhvillon mësimin në shkollën pritëse "Eftali Koçi" është paraqitur me simptoma të rënduara në urgjencën e spitalit të Durrësit. Ai është dërguar në QSUT ku është konfirmuar diagnoza e meningitit akut.