Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, janë takuar sot në Vlorë rreth orës 17 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës. E ndërsa nuk u shpërnda asnjë pamje nga vizita private e kryeministres së Italisë, pushuesja VIP që zgjodhi Shqipërinë ashtu si 500 mijë bashkombasit e saj këtë vit, duket se po kënaqet në vendin tonë.