Të hënën, kryeministrja e Italisë ndërpreu pushimet e saj në Pulja e bashkë me familjen udhëtuan me një traget linje për t’ju përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama që i mirëpriti në rezidencën qeveritare të Vlorës. E ndërsa nuk u shpërnda asnjë pamje nga vizita private e kryeministres së Italisë, pushuesja vip që zgjodhi shqipërinë ashtu si 500 mijë bashkombasit e saj këtë vit, duket se po kënaqet në vendin tonë. Qëndrimi I familjes kryeministrore të Italisë po zgjat më shumë se sa ishte parashikuar. Pasditen e kësaj të enjteje sic shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel, Meloni ka zgjedhur të vizitojë zonën muzeale të Vlorës, Në shoqërinë e kryeminsitrit Rama, bashkëshortit e familjarëve të tjerë që e shoqëronin Meloni është parë në një nga kafenetë e zonës muzeale.