Top Channel/ Melania Trump refuzon postin e Zonjës së Parë? Këtë herë në Shtëpinë e Bardhë do të…
13/11/2024 21:26

Gjërat këtë herë mund të jenë ndryshe, pasi Melania Trump ka shumë gjasa që të mos vendoset me kohë të plotë në Uashington, në herën e saj të dytë si Zonja e Parë. CNN shkruan se thyerja e traditave ka nisur që me mungesën në takimin simbolik me çiftin presidencial në ikje Jill Biden e Joe Biden sot ne Uashington. Burimet thonin se Melania Trump ishte e zënë me promovimin e librit të saj dhe konfirmonin se ajo nuk do të jetë në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë. Kjo mund të sinjalizojë se Trump kësaj here do të ketë më shumë autonomi dhe autoritet në vendimet e tij. “Nuk jam në ankth sepse kësaj here është ndryshe, kam më shumë eksperiencë dhe njohuri. Tani nëse shkoj në Shtëpinë e Bardhë, e di se çfarë pres”, tha ajo me herët në një intervistë me rrjetin Fox Neës për promovimin e librit. Melania Trump pritet të kalojë shumicën e kohës mes Neë York City e Palm Beach në Florida, dhe më pak në Shtëpinë e Bardhë thonë burimet CNN, të cilat insistonin se gjithsesi do të jetë prezentë në eventet e rëndësishme dhe detyrimet e zakonshme te Zonjës së Parë. Burimet shtojnë se ajo nuk preferon të përfshihet në eventet publike por nuk dëshiron të ketë as probleme me presidentin, teksa thuhet se ajo është shpesh “një zë i vazhdueshëm në veshin e të shoqit”. Kur ishte Zonja e Parë, Trump kishte ruajtur një profil të ulët duke pritur gratë e liderëve botërorë dhe duke u kujdesur për vizitat e celebrimet shtetërore. Në maj 2018, Melania prezantoi programin e saj “Be Best” në lidhje me ndihmën ndaj komunitetit për mirëqenien e fëmijëve, per krizën e drogave opiate në SHBA dhe me rreziqet e kohës online për fëmijët.

Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30