Vendndodhja e kreut të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ka qenë burim spekulimesh që nga grusht i tij i shtetit i ndërprerë në qershor. Por mediat franceze raportuan sot se njeriu që ngjalli frikën e një lufte civile në Rusi, ishte në Moskë e madje sipas Liberation, ai eshte takuar në Kremlin me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin. Lajmin që brenda një kohe të shkurtër u përhap me shpejtësi në internet, e konfirmoi më vonë edhe vetë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.