Në ambasadën e Shqipërisë në Londër është prezantuar një studim i Aurora Kapos se si media britanike i përshkruan shqiptarët e atjeshëm. Ky studim i disponuar prej gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, analizon artikujt e publikuar në periudhën kohore 2021-2024 në median britanike dhe zbulon paragjykimet në lajmet që përmendin shqiptarët. Janë analizuar 500 artikuj duke kërkuar me fjalën kyçe “Shqiptarët në Britaninë e Madhe” dhe “Shqiptarët”.