Top Channel/ “Më vrave çupën”! Nëna e viktimës mes lotësh: Vrasjen e ka paguar motra e kriminelit
29/07/2023 22:10

Mes lotësh dhe e tronditur nëna e 46-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në fshatin Zëmblak të Maliqit akuzon se vrasjen e ka urdhëruar motra e autorit e cila jeton në Amerikë. Ajo tregon se çifti kishte probleme, jetonin në shtëpi të ndara dhe autori nuk donte as fëmijët e tij. “Çupa ishte në punë në Korçë, mua nuk më mori fare në telefon që kur ka ardhur nga puna sepse më merrte sa herë sepse vinte në orën 12 në shtëpi. Nuk më mori. Pasdite më morën çupat nga Greqia. Kishte folur me to çfarë kishte folur dhe më lajmëruan ikë se nuk dihet se çfarë bëhet me mamin se ai i ka hyrë në shtëpi. Çupa kishte urdhër mbrojtje dhe nuk vinte. Ky jetonte nga e ëma, ka një shtëpi tjetër andej. Vajzën aty tek korridori lart, ishte një çarçaf dhe unë i thosha këtu e ka hequr çupën se po të kishte dalë këtej nga rruga e kishim parë. E kishte hequr zvarrë me çarçaf, ka qenë me shokë. Është kriminele e motra e Amerikës, ajo e ka paguar dhe ma ka vrarë çupën. Kishin probleme, edhe fëmijët e tij nuk i donte. Njëra është e martuar, tjetra është 20 vjet e pamartuar. Trupin e gjetën policët. Unë e kërkova nëpër parcela. Këtë më bëri, më vrau e kunata që ka ardhur nga Amerika. Ajo ka paguar kriminelin që më vrau çupën”, shprehet nëna e viktimës. Trupi i pajetë i 46-vjeçares e identifikuar si Luiza Mullall është gjetur mbrëmjen e sotme në një gropë septike pranë banesës së saj. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj, Gjergj Mullall.

Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11
Top Channel/Dita e 13-të, nis protesta në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
25/10 15:03
Top Channel/ I plagosuri do të kurohet në Itali/ Rama: U kujdesa të mjekohet në spitalin më të mirë
25/10 14:52
Top Channel/ Nis protesta në Tiranë, protestuesit e parë mblidhen të Ministria e Arsimit, policia…
25/10 14:43