Rritja ekonomike do të ngadalësohet vitin e ardhshëm thotë Banka Botërore. Në raportin e saj të përvitshëm, institucioni evidenton se rritja do jetë në nivelin 3.2% në dy vitet e ardhshëm, ulje me 0.4% nga niveli i këtij viti. Burim i rritjes do jenë konsumi dhe investimet.