Është arrestuar i riu që grabiti një shumë lekësh në një supermarket në qytetin e Korçës ditën e djeshme. Nga pamjet e kamerave të sigurisë 20-vjeçari, Orges Munushtiri duket kur kërcënon shitësen e supermarketit me thikë e më pas i grabit xhiron ditore që ndodhej në kasë. Autori i grabitjes Orges Munushtiri, njihet nga policia si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se ka kryer edhe disa grabitje të tjera.