Top Channel/ Më pak të shtruar në spitale/ Mjeku Kalo: Në 24 orët e fundit, asnjë të shtruar të ri
10/05/2021 19:47
Sërish një fitore tjetër në luftën e gjatë me Covid 19-tën. Në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë shtrim në Spitalin Infektiv, Covid 1, në QSUNT. Lajmin e ka kumtuar për të gjithë ne profesor, doktor Tritan Kalo.