Këtë sezon pranveror, tregu i fidanëve perimorë paraqitet me çmime të njejta krahasuar me vitet e kaluara, duke ofruar një mundësi të favorshme për fermerët e bujqësisë. Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë, interesi për blerjen e tyre mbetet i ulët. Shitësit në tregjet bujqësore shprehen se, pavarësisht uljes së çmimeve, kërkesa ka rënë ndjeshëm.